(VIDEO) Bora në spital, Olsa Muhameti tregon si është gjendja e saj shëndetësore

(VIDEO) Bora në spital, Olsa Muhameti tregon si është gjendja e saj shëndetësore

December 12, 2021 0

Teksa në televizionin “Top Channel” transmetohej puntata e xhiruar e “Për’puthen Prime”, moderatorja Bora Zemani ka përfunduar në spital.

Këtë e ka treguar mikesha e saj e ngushtë, Semi Jaupaj.

Nëpërmjet një postimi në InstaStory, ajo ka lajmëruar ndjekësit se ndodhet në dhomën e spitalit ku qëndron Bora Zemani, e lidhur me një aparaturë.

Pranë saj sigurisht kanë shkuar dy mikeshat e ngushta, Semi dhe Aulona.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë.”- shkruan Semi pa sqaruar asgjë më tepër.

Pas kësaj ngjarje njerëzit filluan një sërë aludimesh, por si është tani Bora Zemani?

Ende nuk e dimë  se për çfarë ndërhyrjeje bëhet fjalë , por duket të jetë diçka e lehtë.
Rikujtojmë se dje në “Për’puthen Prime”, ajo komentoi situatën e Erionit me dy vajzat, Mikelën dhe Ritvanën, duke dhënë një mesazh edhe për situatën e saj me Donaldin dhe Beatrix Ramosajn.

“Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do të dalë i humbur në fund dhe nuk do të ketë asnjërën.”- iu drejtua ajo Erionit, duke marrë edhe duartrokitjet e publikut.

revista.one/