(VIDEO) “Do të kalojë edhe kjo”, Oriola i jep mbështetje Beatrixit kur sheh lotët e saj

(VIDEO) “Do të kalojë edhe kjo”, Oriola i jep mbështetje Beatrixit kur sheh lotët e saj

December 13, 2021 0

Beatrix Ramosaj është përlotur sërish derisa flet për romancën me Donald Veshajn, duke thënë se ka kohë që nuk ka pasur dikë afër.

Ky moment është shkëputur dhe është ndarë në InstaStory të modeles Oriola Marashit, e cila edhe këtë herë ka vazhduar mbështetjen për miken e ngushtë.

“Të dua zemër T. Do të kalojë edhe kjo”, kanë qenë fjalët e yllit të “Guess”.

Oriola ndërkohë që nga hyrja në BBV ka qëndruar gjithnjë pranë shoqes, duke e përgëzuar e duke e komentuar për çdo veprim.

Në anën tjetër, modelja ditë më parë u bë e ditur se pranoi një ftesë për të qenë brenda shtëpisë, por që e refuzoi për shkak të angazhimeve jashtë shtetit.

revista.one/