(Video) Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit në market, sherri nisi me “Radhën e kam unë”
December 14, 2021Debati për radhën në market shënoi një viktimë, mbrëmë pak pas mesnate.
Plumbi në zemër i mori jetën të riut 29-vjeçar, Jurgen Duka. Shoku i tij ka deklaruar para policisë se sherri ka nisur për radhën në market. Viktima dhe autori ishin futur në market si klient dhe debati ka nisur kush do paguante i pari. Pas ngjarjes autori është larguar me një makinë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Irfan Tomini”, Jurgen Duka (Mëziri), 29-vjeç, dyshohet në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij O. D., kanë hyrë në një market. Aty raportohet se kanë pasur një konflikt me një person i cili ende nuk është identifikuar. Në konflikt e sipër mësohet se personi i cili është ende i pa identifikuar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Jurgen Dukës. Ky i fundit ka mbetur fillimisht i plagosur rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Më vonë i plagosuri Jurgen Duka ka ndërruar jetë, për shkak se plumbi i kishte prekur zemrën.
Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg; Për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Përndjekja” në vitin 2017, është dënuar me 4 muaj burg.
Gjithashtu ky person, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale “Mashtrimi” dhe në vitin 2014 është proceduar për “mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”. revista.one/