(VIDEO) Incident me banorët, policia shkon në shtëpinë e “Big Brother Vip”

(VIDEO) Incident me banorët, policia shkon në shtëpinë e “Big Brother Vip”

December 14, 2021 0

Një incident i papritur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku është dashur edhe prania e policisë për të sqaruar atë qqë ndodhi.

Teksa banorët ndodhesin në obor dhe po bisedonin me njëri-tjetrin, dikush ka gjuatru me gurë dhe objekte të tjera të forta në drejtim të tyre. Pas këtij momenti, afër shtëpisë më të fashme në Shqipëri janë parë edhe policë.

Nuk dihet ende nëse ka ndonjë ndonjë të proceduar apo të dyshuar për rastin në fjalë.

Ky edicion i “Big Brother” është shoqëruar edhe me incidente të tjera më herët. Pak kohë më parë, një person u afrua në murin e shtëpisë dhe thirri Beatrixën dhe Donaldin, duke u thënë se ishte fans i Borës e madje përdori fjalë fyese ndaj aktorit.

revista.one/