Sondazhi i fundit, 26 përqind nuk e kanë vendosur për kë do të votojnë!
March 24, 2021Sipas sondazhit të Rtv Ora dhe Noto, 44.5% deri në 48.5% e shqiptarëve të anketuar janë shprehur se do të votojnë PS-në, pra një mesatare 46.5%.
Ndërsa 41% deri në 45% kanë pohuar se do të votojnë koalicionin opozitar, pra në një mesatare 43%.
LSI-ja nga ana tjetër, ka marrë 6-10%, me një mesatare 8%.
Lidhur me krahasimin e vitin 2017 PS dhe LSI kanë pësuar një ulje, ndërsa PD dhe aleatët një rritje me rreth 10%.
Interesante është se PSD dhe partitë e tjera lëkunden mes 0 dhe 2%, ndërsa Nisma Thurje në 0-1%.
Sa i takon Tiranës “lufta” mes opozitës dhe mazhorancës do të jetë e ngushtë.
Në Vlorë, Partia Socialiste konfirmohet si një forcë fituese me 59-63% të orientimit të votës, me një mesatare 61%.
Ndërkohë, koalicioni opozitar merr 31-35%, me një mesatare prej 33%.
LSI-ja nga ana tjetër luhatet në shifrat 3-7%, me një mesatare 5% në këtë qark.
Marzhi i gabimit 2.5%.
Sipas sondazhit të Notos në RTV Ora, 46-50% do të votonin për PS-së, pra një mesatare 48%.
Ndërkohë, koalicioni opozita 41-45%, me një mesatare prej 43%.
LSI-ja nga ana tjetër merr 5-9%, me një mesatare 7%.
Nisma Thurje, sipas sondazhit, merr 0-1%, ndërsa partitë e tjera 0.5-2.5%.
Në Tiranë shifra e të pavendosurve vazhdon të jetë e lartë dhe kap një shifër 26%.
Referuar rezultateve të Tiranës në vitin 2017 PS ka rënë vetëm me 0.2%, ndërsa PD është rritur me 8.4%. /revista.one/