Vrasja e Shkëlzen Kastratit, RENEA mburojë për të akuzuarin, kërkon siguri për jetën

Vrasja e Shkëlzen Kastratit, RENEA mburojë për të akuzuarin, kërkon siguri për jetën

March 24, 2021 0

Albert Zaja ka qëlluar me dy plumba Shkëlzen Kastratin dhe akuzohet për veprën  penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Gjykata e Fierit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Albert Zajën.

Zaja do të qëndrojë në burgun e Fierit derisa të zgjidhet çështja që mënyrë që të jetë më i sigurt.

Në ditën e vrasjes së Kastratit ka prova që Zaja ka qenë në Vlorë me makinën  e shokut të vet dhe më pas ka shkuar në shtëpi.

Autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në orën 9:30 u paraqit në gjykatën e Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Sipas burimeve, Zaja ka kërkuar siguri për jetën.

Tashmë në Gjykatë kanë ardhur forcat Renea të cilat kanë rrethuar gjykatën duke larguar të gjithë personat e tjerë që ndodhen rreth saj.

Albert Zaja është personi që dyshohet se ka qëlluar me dy plumba paraditen e së hënës së 1 shkurtit në Sheq të Fierit Shkëlzen Kastratin brenda makinës së tij

Sipas policisë janë 4 persona të dyshuar për këtë ngjarje kriminale ndërsa tre personat e tjerë janë shpallur  në kërkim.