Rrëmbimi i 22-vjeçarit shqiptar në Francë, 4 persona të akuzuar

Rrëmbimi i 22-vjeçarit shqiptar në Francë, 4 persona të akuzuar

January 20, 2022 0

Një i ri 22-vjeçar u zhduk në Riom, pranë Clermont-Ferrand të martën më 18 janar. Disa fakte që sugjeronin se kemi të bëjmë me një rrëmbim çuan në hapjen e një hetimi gjyqësor. Katër persona janë akuzuar dhe u është caktuar masa e paraburgimit, sipas prokurorisë.

Prokuroria

Pas zhdukjes së një të riu 22-vjeçar në Riom, pranë Clermont-Ferrand, u hap një hetim gjyqësor, deklaron prokuroria e Clermont-Ferrand, duke konfirmuar informacionin nga gazeta La Montagne. “Është pak e ndërlikuar, nëse është një zhdukje shqetësuese ose rrëmbim. Nuk dimë shumë. Sipas dëshmitarëve, në fillim, dëgjua një zhurmë e madhe. Njëri prej tyre nxitoi te dritarja e tij dhe pa dy automjete që ishin përplasur. Ai pa personat që ndodheshin në njërin automjet, të dilnin dhe të merrnin drejtuesin e makinës përpara. Më pas ata u larguan ”, thotë Eric Maillaud, prokuror publik.

Më pas policia identifikoi makinën që mbeti aty: “Ishte dëmtuar dhe dyert hapur. Pronari i mjetit nuk korrespondon me personin e zhdukur, është dikush që nuk ka të njëjtën moshë. I përkiste në fakt të atit. Prandaj hetuesit besojnë se ka qenë djali që është rrëmbyer. Në çfarë konteksti, ne nuk e dimë. Kjo mund të ndodhë në sfondin e trafikut të drogës por ka shumë pak informacion në këtë fazë ”, thotë prokurori. Shtëpia e personit të zhdukur u që u kontrollua në Lempdes mbetet bosh edhe sot e kësaj dite, ndërsa hetuesit nuk kanë arritur ende të gjejnë gjurmët e të riut.

Katër persona të akuzuar

Është hapur hetimi gjyqësor, pasi policia ka identifikuar 4 persona që mund të kenë lidhje me këtë zhdukje: “Kanë lidhje me të zhdukurin. Ne arritëm të vërtetonim se personi i zhdukur ishte në shtëpinë e tyre pak kohë më parë ”, thotë Eric Maillaud. Personat u dërguan në gjykatë. Ata janë 4 shtetas shqiptarë pa dokumente të rregullta, sipas prokurorit. Edhe personi i zhdukur është me kombësi shqiptare. “Ata mohojnë të kenë qenë atje. Të akuzuarit pranojnë se e kanë parë këtë person të njëjtën mbrëmje, por tregojnë se ai mund të jetë larguar. Ata thonë se nuk e dinë se ku ka shkuar ai ”, thotë prokurori. Të paditurit janë vendosur në paraburgim dhe po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të riut.