Zbulimi i Euronews në Fishtë të Lezhës: Në 2022 punohet toka me gomar në parmendë

Zbulimi i Euronews në Fishtë të Lezhës: Në 2022 punohet toka me gomar në parmendë

January 20, 2022 0

“Për të lëruar tokën atij i duhet një gomar dhe një punëtor që merret me kafshët”- kështu nis artikulli i Euronews, i cili ka shkruar rreth situatës së bujqësisë në vendin tonë dhe problemet që hasin fermerët.

Gazetarët e kësaj medie kanë vizituar fshatin Fishtë në Lezhë, ku dhe kanë intervistuar një banorin e quajtur Ndue Fuga.

Në artikull thuhet se shteti mbështet vetëm fermat e mëdha ndërsa fermerët e vogël të cilët nuk kanë mundësi që të paguajnë traktorin, punojnë tokat duke përdorur kafshët.

“Mbështetja shtetërore kufizohet vetëm për fermat më të mëdha. Do të ishte më e lehtë dhe më e shpejtë me traktor, por fermeri nga veriu i Shqipërisë nuk mund të përballojë karburantin për traktorin. Në vend ka rreth 280,000 ferma të vogla. Vetëm kompanitë më të mëdha marrin mbështetje nga sektori publik, ndaj Fuga nuk ka zgjidhje tjetër veçse të shfrytëzojë gomarin”-  shkruhet në artikullin e Euronews.

Ndërkohë Fuga shprehet se ndonjëherë tokën e punon me traktor, por në shumicën e rasteve ai punon tokën me gomar i cili i tërheq parmedën, ndërsa shton se nuk ka mundësi financiare për të pagur mjetet teknologjike.

“Është shumë e vështirë, nganjëherë punoj me një traktor të vogël, ndonjëherë me kafshë tërheqëse.”-thotë Fuga.

revista.one/