Ana kërkon të sjellë në jetë një fëmijë, cilët djem dalin ‘vullnetarë’
January 21, 2022Ana Lleshi që është për herë të dytë konkurrente në “Për’puthen”, ka shprehur shpesh dëshirën për të sjellë në jetë një fëmijë.
Ajo thotë se është në kohën e duhur dhe në emision po kërkon partnerin që i përshtatet. Për këtë temë, ajo diskutoi dhe me Erionin gjatë takimit.
Të pyetur nga moderatorja Bora Zemani, nëse i frikëson një vajzë kur flet për fëmijë që në takim të parë, disa prej djemve thanë se ky fakt u pëlqen.
“Mua nuk më tremb. Është e gatshme për të krijuar një familje, është shumë bukur. Edhe unë dua të kem një familje”, tha Bruno.
Aldisi po ashtu shpreh i gatshëm, duke theksuar se do të dilte një bebe me sy të bukur.
Ana Lleshi zgjodhi Erionin në një takim, pasi nga prapaskenat u vu re tërheqja dhe kimia mes tyre.
Erioni nuk ndihej mirë, megjithatë shkoi në takim. Ana tregoi se më pas e shoqëroi konkurrentin të vizitohej për të marrë më pas barnat e duhura.
“Doktori po tregonte çfarë ilaçesh duheshin. I tha Erionit ndoshta ti nuk e kupton por kemi kolegen këtu. Mendoi se unë isha vërtet mjeke”, u shpreh ajo me të qeshur.
Në sezonin e kaluar, një takim i Anës, me një nga konkurrentët jashtë programit u bë shkak që ajo të përjashtohej. Ana tha se shkoi për të dhënë një paracetamol, ndërsa kur u rifut në program, tha se nuk do të bëjë më të njëjtin gabim. “Dhe kur shkova në spital me Erionin morëm një të tretë, bëmë dhe foto/video, që të gjithë ta shihnin”, u shpreh Ana. revista.one/