Capital T sjell një version  të këngës “Përjetësisht” të grupit Ritmi i Rrugës

Capital T sjell një version të këngës “Përjetësisht” të grupit Ritmi i Rrugës

January 21, 2022 0

Capital T përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, i ka paralajmëruar fansat për klipin e ri që do ta publikojë më 22 janar.

Dhe ky projekt muzikor duket se do të jetë vërtet i veçantë, kjo pasi bëhet fjalë për ripërpunimin e një kënge shumë të njohur për shqiptarët.

Ai ka vendosur të sjellë në versionin e tij këngën hit “Përjetësisht”, të kënduar në vitet e pasluftës nga grupi i atëhershëm, Ritmi i Rrugës.

Capital T teksa publikoi ‘trailer’-in e klipit në Instagram, ndau me fansat edhe disa rreeshta nga ripërpunimi që i ka bërë enkas, duke theksuar edhe momentin e publikimit të saj, që do të ndodhë të shtunën në ora 17:00.

“Nuk ka natë pa agim; Asnjë dimër pa një pranverë; Dhe përtej horizontit të errët; Zemrat tona do të këndojnë edhe një herë; Për ata që na lënë për një kohë; Vetëm janë larguar; Nga një botë e lodhur dhe e shqetësuar; Në një ditë më të ndritshme. ‘Përjetësisht’ – për të gjithë ju që keni humbur dikë që do të shoshte shumë nga dikush që e bëri gjithashtu, 22.01.22 / 17:00”, ka shkruar reperi prishtinas në mbishkrimin e videos në Instagram.

“Përjetësisht” shquhet si një nga këngët më ikonike shqiptare kushtuar nënës. revista.one/