Pamjet e kamerave të sigurisë, ja si ndodhi atentati në Athinë ndaj dy shqiptarëve
January 22, 2022Katër minuta tmerri në lagjen e qetë të Voula në Athinë tregojnë pamjet nga një kamerë e sigurisë në zonë. Papritur, pas përplasjes, qytetarët vrapojnë, pasi personat e përfshirë tashmë po përleshen. Brenda pak sekondash dalin armët, ndërkohë që dëgjohet një e shtënë.
Tre persona, dy shqiptarë dhe një irakian, mbetën të plagosur në Vula, Greqi, pasi u qëlluan me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, flitet për larje llogarish. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ermou 5, përballë një furre. Fillimisht, viktimat dhe autorët ishin zhdukur. Por, pak pas orës 6 të pasdites, të plagosurit janë gjetur dhe transportuar në spitalin e Vulës. Policia është në kërkim të autorëve.
Dy shqiptarët raportohet se po pinin kafe kur papritur u shfaq një xhip me katër persona. Dy persona zbritën dhe iu afruan tavolinës ku të dy burrat po pinin kafen. Papritur mes tyre ka shpërthyer një debat, ku njëri ka goditur me karrige. Burri që priste jashtë, nxitoi brenda për të ndihmuar shokun e tij dhe më pas dolën armët. Kur tentuan të largoheshin, ata hapën zjarr. Gjithsej tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve nga të shtënat.
Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur përpara fëmijëve të moshës 12-13 vjeç. Në fakt, nga frika, fëmijët u fshehën pas një koshi plehrash. Autorët iu drejtuan duke u thënë “mos u shqetësoni, nuk do t’ju bëjmë keq”.
Një dëshmitar nga spitali thotë se dy persona janë transportuar pa ndjenja. Sipas të njëjtës dëshmi, të lënduar kanë mbetur edhe punonjës të furrës. revista.one/