Aksident në Elbasan, maunia përplas makinën, dy të plagosur

Aksident në Elbasan, maunia përplas makinën, dy të plagosur

January 22, 2022 0

Dy persona që ndodheshin në një makinë janë plagosur në aksin rrugor Elbasan-Papër. Automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas nga një maunë në këtë segment rrugor. Për pasojë, shoferi dhe një pasagjer në automjet janë plagosur.Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Elbasanit. Deri tani, nuk ka të dhënë për gjendjen e tyre shëndetësore.Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.