Covid i merr jetën pashait të “Sulejmanit të Madhërishëm”, shuhet aktori shqiptar

Covid i merr jetën pashait të “Sulejmanit të Madhërishëm”, shuhet aktori shqiptar

March 25, 2021 0

Artisti shqiptar nga Shkupi, Luran Ahmeti, e ka humbur betejën me koronavirusin duke ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare.

Luran Ahmeti ka qenë pjesë e shumë shfaqjeve teatrale, filmave të metrazhit të gjatë e të shkurtër, ndërsa viteve të fundit pjesë e serialeve më të shikuara turke.

Ai ka luajtur rolin e Husrev Pashës te Sulejmani i Madhërishëm, një serial turk historik mjaft i ndjekur edhe nga publiku shqiptar.

Që në vitin 1998 ka luajtur në filmin evropian “Puppet Shou”.

Për vite të tëra ka qenë pjesë e pandashme e Teatrit Kombëtar në Shkup. Luran Ahmeti është djali i shkrimtarit të njohur Xhabir Ahmetit.

/revista.one/