PS zgjedh Pitbullin, PD Sia-n, ja muzika e fushatës

PS zgjedh Pitbullin, PD Sia-n, ja muzika e fushatës

March 25, 2021 0

Partia Socialiste ka publikuar edhe këngën e fushatës. Është pikërisht një këngë e reperit të njohur amerikan, Pitbull, që do të shoqërojë socialistët përgjatë këtij muaji.

Bëhet fjalë për këngën e publikuar në maj të vitit 2020, të titulluar “I Believe That We Will Win”, e përkthyer në shqip “Ne besojmë se do të fitojmë”.

Ndërsa Partia Demokratike zyrtarizoi në hapjen e fushatës së saj hitin “Unstoppable” të këngëtares “Sia” që në shqip përkthehet “Të pandalshëm”.