Plas debati, ja historia e së kaluarës me të cilën Einxhel i bën shantazh Donaldit

Plas debati, ja historia e së kaluarës me të cilën Einxhel i bën shantazh Donaldit

January 25, 2022 0

Mbrëmjen e sotme, në spektaklin e rradhës të “Big Brother VIP Albania” qendër e diskutimeve u bë marrëdhënia e ftohtë e shumicës së banorëve me njeri-tjetrin, për shkak të debateve të shumta dhe diskutimeve që kanë patur vazhdimisht.

Dy prej banorëve që kishin shumë akuza të forta dhe konflikt të madh ishin pikërisht Einxhel dhe Donaldi.

Einxhel pati hatërmbetje dhe i ndërpreu marrëdhëniet me aktorin e humorit që nga dalja e partnerit të saj, Dj Dagz, pasi ky i fundit nuk e shpëtoi në zinxhirin e nominimeve.

Nga ana tjetër, Donaldi ka shprehur hapur mospëlqimin përkundrejt relatave të Ilirit dhe moderatores.

Ndërkohë, të kërkuar nga Arbana për të diskutuar klipin me fragmente debatesh midis tyre, dyshja ka shpërthyer edhe më keq, duke kujtuar një përballje që ata kanë patur jashtë shtëpisë.

“Unë jam natyrë që kur më thyhet besimi, e kam të vështirë të bëj sikur nuk ka ndodhur gjë. Kam patur një bashkëpunim me Donaldin dhe nuk më ka pëlqyer, fjalët e tij nuk janë fare në koherencë me veprimet. Kur nuk ka dashur të përballet jashtë, nuk përballet tani. Është aq fallco sa brenda dhe jashtë. Nuk di të kërkojë marrëdhënie sentimentale, shoqërore dhe pune.”- ka thënë Einxhel.

Aludimi i opinionistit

Blogeri Olti Curri në një status në facebook shkruan se Donaldi nuk i ka dhënë lekët e emisionit ku moderonin të dy, çka ka sjellë përçarjen e dyshes. “Engjelli-Donaldit: “2 here jam zhgënjyer nga ty”Legjendat thonë se Donalduo si ka dhënë akoma paret e emisionit që bën bashkë”, ka shkruar ai. revista.one/