Fifi hyn brenda në ‘Big Brother’/ Mesazh Donaldit në vesh për Beatrix

Fifi hyn brenda në ‘Big Brother’/ Mesazh Donaldit në vesh për Beatrix

January 25, 2022 0

Ish-konkurrentja e Big Brother Vip Fifi, ka surprizuar sot Monikën. Ajo ka hyrë në ambientet e shtëpisë më të famshme ku edhe është përshëndetur me banorët e tjerë.

Edhe pse ardhja e saj ishte një suprizë për Monika Lubonjën, këngëtarja nuk është larguar pa u futur edhe një herë brenda shtëpisë ku ajo kaloi ditë të tëra plot energji dhe emocione pa fund.

“Jam dobësuar i kam humbur dy kile”, i thotë Arjolës teksa e përqafon, ndërsa Big Brother nuk kurseu as lojërat! Teksa lojëtarët duhet të ‘ngrinin’, Fifi ka mbetur në krahët e Ilirit teksa po e përqafonte!

Momenti emocionues ka qenë kur ajo takoi “filoqylsin” e saj Donaldin për të cilin ka dedikuar edhe një tatuazh. Mes lotësh e emocionesh teksa e përqafon Fifi dëgjohet t’i thotë fshehtas “Çdo gjë është në rregull jashtë”, duke lënë të nënkuptuar gjendjen e Beatrix për të cilin partneri I saj Donaldi ka qenë i shqetësuar.

Një përqafim i ngrohtë dhe prekës ajo i thotë: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.

Por ka edhe një vend që Fifit i ka munguar shumë… lavanderia! “Lavanderi të hënksha zemrën. Kjo lavanderia ka qenë psikologu im”.

Pasi është ndarë nga banorët ajo ka dhënë edhe një mesazh për ta, për të lënë mënjanë debatet e diskutimet që nuk ju sjellin gjë tjetër veçse energji negative.

revista.one/