Dalin pamjet që nuk u transmetuan/ Albi dhe Bruno u kapën keq për ndarjen e Alvisës me Bashkimin
January 30, 2022Pas ndarjes së Alvisës dhe Bashkimit, ka pasur një debat të ashpër në Për’puthen mes Albit dhe Brunos. Albi u revoltua sepse Bruno i tha se e ka mbajtur miqësinë më ta për audiencë. Ndërsa Albi reagoi me tone të larta duke i thënë se nuk lejon që askush ta përdori këtë gjë.
Në puntatën e djeshme të Për’puthen, janë transmetuar pamjet e përplasjes që patën në prapaskenë që gati përfundoi në konflikt fizik, por ndërhynë konkurrentët e tjerë të pranishëm.
Pjesë nga diskutimi
Albi: Vdisni që kur njerëzit janë poshtë, ti shkelni me këmbë.
Bruno: Sic ke bërë ti.
Albi: Asnjë nuk kam shkel me këmbë.
Bruno: Të gjithë cunat kemi qenë kundër atij muhabeti dhe ti e di mirë.
Albi: Dhe çfarë kam bërë unë?
Bruno: Ke mbajtur krahun tjetër vetëm për të dalë mirë vetë.
Albi: Seriozisht e ke? Çfarë po flet pa lidhje? Shoqërinë që kam pasur me ata të dy nuk ma vë në dyshim.
Bruno: Ti nuk e ke pasur fare.
Albi: Ti e ke shumë gabim.
Bruno: Ec more interesaxhi.
Albi: Ti nuk ke fytyrë.
Bruno: Mos më trego brrylat mua. Fol mirë. Kur ke mundësinë të flasësh në kamera me mua, ke qeshur dhe ke thënë e bëj me shaka.