Përplasje më Për’puthen/ “Gati do ishin vrarë”, Ana humb ndjenjat largohet nga emisioni

Përplasje më Për’puthen/ “Gati do ishin vrarë”, Ana humb ndjenjat largohet nga emisioni

January 30, 2022 0

Përplasja e ashpër e Edit me Erionin që gati përfundoi në konflikt fizik ka mërzitur shumë Anën, e cila u ndje shumë keq dhe shpërtheu me lot.

Komenti i Arjanit bëri që ajo dhe Edi të dilnin nga studio, ndërsa Erioni sqaroi se si qëndron e vërteta dhe theksoi se nuk bën sherr për asnjë femër.

Arjani: Qaj Ana, shpërthe, se ti e bëre këtë, ti e ke fajin se gati do ishin vrarë.

Erioni: Nuk e njeh historinë time me Edin se kemi pasur një përballje para shumë vitesh. Nuk përlahem për një femër. Po flet shumë gabim.

Gjatë përballjes së dyshes, Ana u shpreh se me Edin ka më shumë ndjesi, ndaj dëshiron të shkëputet nga Erjoni, duke i kërkuar kështu falje Mikelës, që sipas saj, ishte e pavlerë.

Ndërkohë, e akuzuar se po e përdor Edin për lojë, Ana ia vërtetoi Erjonit të kundërtën, duke i dhuruar një puthje Edit e duke i surprizuar të gjithë në studio. 

Megjithatë, duket se situata midis djemve u acarua shumë pas hapësirës publicitare. Shkak, sipas tyre, u bë batuta e Erjonit, i cili përmendi “sa herë shkonte Edi në tualet”. Kjo gjë nuk u prit mirë nga ky i fundit, duke krijuar tensione në skenë.

Djemtë sa nuk u konfrontuan fizikisht, ndërkohë që të pranishmit e tjerë në studio u përpoqën t’i qetësonin.

Pas transmetimit të pamjeve, Ana u përlot ndërkohë që humbi ndjenjat në studio.

Nga ana tjetër, djemtë u munduan të sqaronin se debati dhe konflikti nuk ndodhi pët shkak të Anës, edhe pse kjo e fundit e përjetoi shumë keq, duke u larguar nga emisioni. revista.one/