Pranverë/ verë 2021, rikthehen nuanca të modës së viteve ’60

Pranverë/ verë 2021, rikthehen nuanca të modës së viteve ’60

March 26, 2021 0

Rritja e temperaturës kërkon veshje sa më të lehta dhe me ngjyra më të ndriçuara. Më poshtë ju njohim me trendet e modës Pranverë-verë 2021:

Xhaketa “Boyfriend”

Kjo xhaketë krijon një siluetë mjaft interesante duke krijuar iluzionin e një beli më të ngushtë dhe këmbë më të gjata. Mund ta kombinoni me një palë pantallona lëkure të ngushta.

Ngjyrat pastel

Një trend i cili asnjëherë nuk do të dalë nga moda, por vazhdon dhe dominon në industrinë e modës. Këto ngjyra janë opsioni perfekt për çdo ton lëkure. Janë lehtësisht të kombinueshme duke ju vënë në dukje elegancën tuaj.

Shalli i kokës
Ky trend vjen si inspirim i viteve 50-60 i cili po vihet në përdorim dukshëm nga të gjithë. Ky shall do ju mbrojë flokët tuaj dhe do ju bëjë veshjen tuaj më stil. Mund ta vendosni të lidhur sipër kokës tuaj ose mund ta lidhni rreth qafës tuaj.

Palltot folklorike
Një trend tepër i ri janë dhe palltot folklorike të cilat do t’iu shërbej si një mbulesë e hollë kur temperatura të ulen. Ky trend është i thjeshtë për tu stiluar dhe duket fantastik për çdo lloj trupi.

Çizmet e bardha mbi gju
Trendi i cili rikthehet nga vitet 60. Këto çizme do ju bëjnë të dukeni me tërheqëse dhe elegante. Sygjerohet të vishen me fustan ose një fund të shkurtër.

Çantat Fringing
Çantat më të veçanta se kurrë janë një trend i veçant i këtij sezoni. Fijet e tyre tepër speciale do të marrin vëmendjen e të gjithëve. Për një ndjesi klasike, zgjidhni nuanca të errëta si kafe ose e zezë, por nëse doni të dalloni nga të tjerët, hidhni sytë në hije të theksuara si e kuqja ose jeshilja.

/revista.one/