Bora rikthehet në ‘Për’puthen dhe tregon nga se vuante
February 4, 2022Bora Zemani u rikthye sonte në ‘Përputhen’.
Prezantuesja e njohur shqiptare zbuloi se ishte në betejë me gripin, nga i cili janë prekur shumë njerëz.
Ajo tha se ka pasur disa ditë të vështira por ia doli ta kalonte dhe u shërua.
Ajo u zëvendësua nga një prej konkurrenteve, Ana Lleshi, ndërkohë që për disa ditë ishte vetë Elona Duro që moderoi programin, një personazh që e kemi parë në rolin e opinionistes, duke dhënë komentet e saj rreth ngjarjeve dhe dinamikave të ndodhura gjatë spektaklit.
Bora Zemani u prit me hare nga studioja dhe plot duartrokitje. Ajo tregoi se ishte e sëmurë dhe se askush nuk i shpëton dot.
Gjithashtu falenderoi Elona Duron, e cila ka shoqëruar përputhasit dhe shikuesit gjatë këtyre ditëve. revista.one/