Dua Lipa me video-mesazh: Tiranën e kam në zemër, do të vij shumë shpejt!

Dua Lipa me video-mesazh: Tiranën e kam në zemër, do të vij shumë shpejt!

February 4, 2022 0

Këngëtarja Dua Lipa ka shpërndarë një videomesazh ku uron mbi projektin “Tirana, kryeqyteti Evropian i Rinisë”.

“Tirana ka një vend të veçantë në zemrën time. Në Tiranë e ndjej veten si në shtëpi. Paçi fat me organizimin e mbi 1000 aktiviteteve dhe jam e sigurt që do të jenë një sukses i garantuar. Ju dua shumë”, tha Dua Lipa.

26-vjeçarja ka mbajtur për herë të fundit koncert në Shqipëri në gushtin e vitit 2016, ndërsa në Kosovë në gushtin e vitit 2018 – në kuadër të festivalit “Sunny Hill”.

revista.one/