Pasi Fifi zyrtarizoi lidhjen e re, si reaguan Granit Cana dhe Adrola Dushi?
February 8, 2022Këngëtarja Fifi së fundmi ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin, ish bashkëshorti i modeles Adrola Dushi, nëpërmjet shkëmbimit të një puthjeje me të gjatë një nga koncertet e saj.
Reagimi i Granitit
Mirëpo, me zyrtarizimin e lidhjes së Fifit, duket se Graniti mund të mos ketë reaguar mirë. Ai ka postuar ditën e sotme një “story” në “Instagram”-in e tij, e cila na duket si një reagim ndaj konfirmimit të lidhjes së këngëtares.
“Kush është fallco ose real, tani duket shumë qartë”- shkruan ai pa kontekst duke mos e sqaruar se kujt i referohet ky dedikim.
Fifi ka patur një situatë të ndërlikuar me Granit Canën përgjatë rrugëtimit të saj në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku ajo ka garuar për një kohë të gjatë.
Ajo shprehu hapur pëlqimin ndaj Granitit në format ndërkohë që herë pas here janë shprehur se i kanë ruajtur kontaktet edhe pas largimit të tyre nga gara.
Pëlqimi me Adrolën
Pasi modelja pëlqeu videon e momentit të puthjes së çiftit të ri, të njëjtën e ka bërë edhe Fifi.
Adrola ndau në Instagram fotografi me djalin në Disney Land, dhe tërë postimin e pëlqeu artistja.
Me sa duket ato kanë marrëdhënie të mira, edhe pse historia e Adrolës me Adisin tashmë ka mbaruar që një kohë të gjatë. revista.one/