‘Nuk mund ta mbaj më sekretin’ – Rita Ora do të luajë në serialin “Beauty and the Beast”

‘Nuk mund ta mbaj më sekretin’ – Rita Ora do të luajë në serialin “Beauty and the Beast”

February 8, 2022 0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përfshirë në ekipin e filmit të Disney, “Beauty and the Beast”.

Autorja e shumë hiteve do ta luajë një të arratisur me aftësi befasuese që mbart me vete një sekret që mund të prekë një mbretëri të tërë në episodin e tetë të serialit të limituar.

Rita e ka provuar veten në aktrim edhe në të kaluar duke luajtur në filmat, si “Fifty Shades of Grey” e “Twist”.

Në serialin muzikor, ajo do t’u bashkohet yjeve Luke Evans dhe Josh Gad që po i përsëritin rolet e tyre, ndërsa pjesë e trupës së aktorëve janë edhe Briana Middleton, Fra Fee e Jelani Alladin.

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam jashtëzakonisht e gëzuar që do t’i bashkohem ekipit të aktorëve të serive pararendëse të ‘Beauty and the Beast’! Mbaj mend si fëmijë e kam shikuar vazhdimisht ‘Beauty and the Beast’ me familjen time dhe menjëherë kam rënë në dashuri me muzikën dhe karakteret”.

“As në ëndrrat e mia më të çmendura nuk e kam imagjinuar se do t’i bashkëngjitëm kësaj bote përrallore”, ka shkruar Rita në rrjetet sociale. revista.one/