Gjendet i gjallë një prej pasagjerëve të zhdukur te trageti që u dogj
February 20, 2022Gjendet i gjallë një prej pasagjerëve të zhdukur te anija në flakë Euro Ferry Olimpia.
Lajmi bëhet i ditur prej vetë ministrit grek të marinës tregëtare Janis Plaqiotaqis. Bëhet fjalë për një shofer kamioni nga Bjellorusia.
Shoferi vetëm 21 vjeç i zbriti vetë shkallët për të dalë nga trageti dhe fjalë e tij të para ishin “ më thoni që jam gjallë”.
Ai u gjet rreth orëve të mëngjesit në fundin e anijes dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai u dërgua në spital për ekzaminime por mjektë thanë se nuk ka asnjë problem me shëndetin.
Tani autoritetet shpresojnë që të gjenden edhe 7 bullgarët,3 grekët dhe një shtetas turk që ende rrezultojnë të zhdukur që në momentin në anija mori flakë në ujërat pranë Himarës.
revista.one/