(VIDEO) Dua Lipa tregon mavijosjet në gjunjët e saj gjatë shfaqjes në Boston

(VIDEO) Dua Lipa tregon mavijosjet në gjunjët e saj gjatë shfaqjes në Boston

February 19, 2022 0

Artistja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, është duke vazhduar suksesshëm turneun e saj “Future Nostalgia” të nisur këtë muaj.

Ajo ka mbajtur koncerte në disa shtete të ndryshme, teksa ndalesat e radhës për të janë Bostoni dhe Filadelfia.

Artistja 26-vjeçare, e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetin social Instagram, ka ndarë së fundmi me fansat e saj disa fotografi nga një prej ditëve të saj në Boston.

Ajo është dukur mjaft bukur e veshur me një fund të zi dhe një xhup të hirtë, teksa mbante një shall të kaltër rreth qafës dhe kokës. E çuditshmja është se në një prej fotografive ajo tregoi këmbët e saj, ku mund të shiheshin gjunjët e gjymtuar, të cilët ajo po i mirëmbante me një ilaç që kishte aty pranë.

Fansa të shumtë kanë komentuar mbi këtë fotografi, duke pyetur të habitur se çfarë ka ndodhur me gjunjët e saj, derisa disa prej tyre e kanë kuptuar që kjo lidhet me provat rraskapitëse për performancat e saj të vallëzimit në koncertet e turneut.

Dua Lipa përndryshe është duke realizuar këtë turne për të promovuar albumin me të njëjtin titull “Future Nostalgia”, i cili u publikua në vitin 2020. revista.one/