Reja zbulon formacionin që do të ndeshet nesër me luanët e Anglisë, ja kush mungon

Reja zbulon formacionin që do të ndeshet nesër me luanët e Anglisë, ja kush mungon

March 27, 2021 0

Shqipëria luan nesër me Anglinë për kualifikueset e Botërorit 2022. Përpara ndeshjes ka folur trajneri Edy Reja. Tekniku i kuqezinjve, në konferencë për shtyp ka përmendur cilësitë e kundërshtarit në aspektin fiziko-teknik, ndërsa nuk ka zbuluar asgjë nga formacioni që do hedhë nesër në fushë në 18:00, ndërsa konfirmohet mungesa e Kumbullës.

“Kane më i rrezikshmi, apo Foden dhe Mount kërcënime?

E konsiderojmë Anglinë si një skuadër të madhe, me lojtarë të rinj që kanë të ardhme të artë përpara. Janë lojtarë kampionë dhe me kualitet të madh përpara. Është një skuadër e fortë, Mound me Foden janë të rinj ende, por kanë treguar se dinë të bëjnë mirë.  Kane është e tashmja, ai është më I rëndësishmi që ata kanë në fazën sulmuese.

Vetëmotivim me Anglinë, si ndalet kjo skuadër?

E dimë që motivimi është vetë në këtë ndeshje, nuk ka nevojë sepse është skuadra më e fortë në Europë. Është çështje tensioni dhe psikologjie, duhet të jemi të kujdeshëm.  Aspekti taktik dhe teknik do ndikojnë në ndeshje, duket të jemi të vëmendshëm në fazën difensive, sepse dihen kualitetet e tyre në fushë në këto anë, kanë lojtarë që bëjnë diferencën. Duhet ta përgatisim këtë ndeshje në mënyrën më të mirë.

Broja titullar duke ditur edhe të kaluarën?

Për mua të gjithë lojtarët janë njësoj, qoftë Broja apo dikush tjetër. Formacionin do e vendosim para ndeshjes dhe atëherë do e marrin vesh. Për Brojën do diskutojmë mundësitë, njeh terrenin, Anglinë dhe mund të na japë një dorë në këtë sens. Nuk e kemi vendosur ende këtë gjë, kemi edhe Cikalleshin dhe Manaj apo lojtarë të tjerë në sulm.

Për shkak të mungesës së Kumbullës, kemi Veselin dhe Ismajlin. Te Salernitana Veseli ka luajtur edhe me tre, ndërsa Gjimshiti do jetë në zemër të mbrojtjes, aty ku është edhe Kane për ta ndalur. Për staturën që ka Berati, besoj se është më mirë aty. Më vjen keq për Kumbullën sepse po bënte mirë, pati probleme në gju dhe vendosëm pas konsultës mos e kishim.

Kemi mundësi të kërcënojmë Anglinë dhe t’I tregojmë që s’jemi San Marino?

Anglia shënoi 5 gola ndaj tyre, duke treguar edhe forcën që kanë. Janë lojtarë me cilësi. Nga ana taktike do jemi të kujdesshëm, nuk do rrimë 90 minuta në mbrojtje dhe të tregojmë cilësitë tona. T’I mbajmë larg zonës por duhet të sulmojmë dhe synojmë të marrim rezultat pozitiv”, tha Reja. /revista.one/