Bionde apo brune? Mevlani në “dilemë” si në edicionin e shkuar, por acarohet keq Efi
March 2, 2022Në puntatën e sotme të “Për’puthen” është transmetuar takimi i Çiljetës dhe Mevlanit.
Gjatë takimit Mevlani thotë se “për fat të keq edhe këtë vit ndodhet mes një bruneje dhe një biondeje”.
Ky koment sigurisht që nuk i ka pëlqyer Efit, konkurrentja me të cilën ai ka pasur më shumë takime.
Ajo u shpreh se heq dorë nga takimet, nëse Mevlani bën të njëjtën lojë si herën e kaluar me Antonelën dhe Ledjanën.
Mevlani: Ju biondeve duhet t’ju kesh frikë
Çiljeta: Me biondet s’të ka ecur më duket?
Mevlani: Dhe këtë vit, jam mes një biondeje dhe një bruneje
Efi: Nëse të shkon mendja të bësh lojën e edicionin të dytë, mua nuk më keni për këtë, heq dorë nga loja.
Çiljeta: Kaq shpejt u dorëzove.
Efi: Nuk marr pjesë në trekëndësh midis biondes dhe brunes. Unë nuk hy. Përmende Ledjanën, këngën, puntatën e kaluar tani thua bionde brune. Nuk më intereson fare nuk do bësh të njëjtën gjë si herën e kaluar, harroje!
revista.one/