“Mevlanit i ka ikur koha”, konkurrenti i ri i Për’puthen: Ka dy vjet që nuk e gjen dashurinë
March 4, 2022Ditën e sotme, në puntatën e rradhës së “Për’puthen” është transmetuar takimi i Alesjas me një nga konkurrentët e ri të programit, Samuelin.
Takimi i tyre duket sikur shkoi mjaft mirë dhe dyshja u duk sikur e shijoi kohën me njeri-tjetrin. Mirëpo, një nga gjërat që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishin dhe komentet që ata bën për Mevlanin, konkurrenti i cili ka qenë pjesë e dy edicioneve të “Për’puthen”.
Alesja u shpreh se nëse Samueli do të ishte si Mevlani, atëherë ajo nuk do ta kishte zgjedhur sepse nuk do tërhiqej nga nje djalë si ai. Edhe Samueli nga ana tjetër ka aprovuar.
Ai u shpreh në studio se mendon që Mevlanit “i ka ikur koha” dhe duhet ta kishte gjetur dashurinë në program.
“Unë Mevlanin e konsideroj një konkurrent që e respektoj si të gjithë të tjerët. Por, për faktin që ka qëndruar dy vjet në këtë emision, mendoj se i ka ikur koha, ta them troc. Unë s’e kam gjetur dashurinë më herët, sepse kam qenë gjithmonë në lëvizje kurse Mevlani ka dy vjet në program, duhet ta kishte gjetur.”- është shprehur Samueli.
Ndërkohë, Mevlani ka reaguar duke thënë se dyshja i dukej shumë e shtirur dhe duke i thënë Alesjas që ka qenë ai i pari që nuk donte të dilte në një takim me të. revista.one/