Del “Sekreti” i Ronela Hajatit, videoklipi i Shqipërisë në Eurovision ka edhe pjesë anglisht

Del “Sekreti” i Ronela Hajatit, videoklipi i Shqipërisë në Eurovision ka edhe pjesë anglisht

March 4, 2022 0

 “‘Eurovision 2022” do të zhvillohet në “Pala Olimpico Arena”, në Torino, më datë 10, 12 dhe 14 maj. Shqipëria do të prezantohet me këngën “Sekret” nga Ronela Hajati.

Këngën e kishim dëgjuar në versionin shqip, ndërsa në videoklipin e publikuar sot, kishte dhe pjesë në anglisht duke qenë se ky është rezultati final që do të performohet në skenën e madhe.

Fotot në Instagram të publikuara nga vetë Ronela, sigurisht na kishin ngjallur kuriozitet për shkak të look-ut aspak të zakonshëm.

Çdo element i videoklipit, ishte i bazuar në mitologji ndërsa Ronela quhej Vjosa, si lumi i fundit I egër i Evropës. Regjia e videoklipit nga Ledion Liço ka qenë e realizuar në perfeksion në çdo detaj të mundshëm.

Këngëtarja ka bashkëpunuar për performancën me koreografen Klaudia Pepa, për kostumografinë me Niko Komanin, ndërsa pjesë e videoklipit ishte dhe Florian Agalliu. revista.one/