E përjashtuan sezonin e kaluar, ish-konkurrentja ftohet të kthehet në “Për’puthen”
March 6, 2022Produksioni i Për’puthen i bën ftesë ish-konkurrentes, Ada për të ardhur sërish në emision.
Bora: U vendos që ne të të ftojmë të rikthehesh në “Për’puthen” dhe këtë ftesë po ta bëjmë tani. Vazhdon të jesh ‘single’?
Ada: Bora unë doja të pyesja djemtë se sa doni që unë të kthehem në “Për’puthen”.
(Pothuajse të gjithë djemtë ngrejnë duart)
Ada: Atëherë edhe unë dua pra.
Bora: Ada mendon që je gati për t’iu kthyer sërish kësaj ekperience?
Ada: Besoj se po. Takohemi ng java.
Bora: Që të hënën të duam në program.
Ada u përjashtu nga “Për’puthen”, pasi theu rregullat dhe u takua me Edin (një tjetër ish-konkurrent) jashtë emisionit.
Moderatorja Bora Zemani sqaroi se Ada dhe Edi ishin të ftuar që të thonin versionin e tyre në program dhe arsyen pse janë takuar, por ata nuk pranuan të vijnë.
Vendimi i produksionit në atë kohë ishte përjashtimi i të dyve. revista.one/