Don Xhoni i pret vëllezërit Veshaj në shtëpinë e tij me një gosti të madhe

Don Xhoni i pret vëllezërit Veshaj në shtëpinë e tij me një gosti të madhe

March 6, 2022 0

Donald Veshaj shkoi në Prekaz për ta dërguar portretin e Adem Jasharit të cilin e punoi sa ishte brenda shtëpisë së Big Brother.

Ai dhe vëllai i tij Romeo nderuan familjen Jasharaj duke bërë homazhe dhe më pas takuan Bekim Jasharin.

Aktori po ashtu pranoi një figurë të Adem Jasharit dhe librin që tregon historinë e familjes Jasharaj.

Gjithashtu, një mirëpritje të madhe i bëri edhe Don Xhoni në shtëpinë e tij në Drenicë.

Reperi u kujdes që vëllezërit të shijonin edhe një pritje të madhe me ushqime tradicionale.

Pas drekës së madhe, vëllezërit Veshaj, Don Xhoni dhe miq të reperit qëndruan edhe në një lokal. revista.one/