Ronela Hajati do të hapë koncertin e Malumas në Tiranë
March 13, 2022Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për koncertin e Malumas që do të mbahet nesër (e hënë).
Artisti me famë ndërkombëtare do të këndonte para pandemisë, por që u shty për shkak të situatës me COVID-19.
Krahas Malumas, në koncert do të performojnë edhe disa këngëtarë të tjerë shqiptarë.
E fundit që ka konfirmuar pjesëmarrjen në eventin madhështor është edhe artistja Ronela Hajati, që këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2022”.
Në një postim të shpërndarë në Instagram, këngëtarja e hitit “Sekret” tregon se do ta bëjë hapjen e festivalit.
Kundër këtij koncerti në tjetrën anë doli reperi Stresi, i cili tha se njerëzit vuajnë për bukë kurse kostoja e këtij organizimi shkon në mbi 700 mijë euro.
Ai kërkoi që të bojkotohet nga i gjithë populli.
revista.one/