Beatrix Ramosaj dërgon sinjale nga Greqia, takon më në fund “Spiderman”

Beatrix Ramosaj dërgon sinjale nga Greqia, takon më në fund “Spiderman”

March 13, 2022 0

Beatrix Ramosaj tregoi se ndodhet në Athinë, ndërsa mbrëmë ka festuar në një nga klubet e natës atje.

Ajo publikoi një video në “Instastory”, ku shihet duke perfromuar një person i veshur si Spiderman.

Mund të jetë kjo një rastësi apo një shenjë nga ana e këngëtares për të treguar se ajo dhe Donald Veshaj janë kthyer sërish bashkë.

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj mbetet një ndër ish-banoret më të komentuara të “Big Brother VIP”.

Pjesëmarrja e saj në spektaklin e njohur bëri bujë të madhe dhe kështu vazhdon të jetë edhe pas përfundimit të tij.

Edhe pse ka shmangur paraqitjet televizive, Beatrix është mjaft aktive në rrjetet sociale e të cilat zgjojnë kureshtjen e fansave të saj.

Përmes fotove, krijuesja e këngës “Faj” tregoi se ndodhet në Athinë, ndërsa mbrëmë (e shtunë) ka shijuar një natë argëtues në një nga klubet e natës atje.

“Kur fillova të numëroja bekimet e mia, kuptova se kam gjithçka që mund të më nevojitet ndonjëherë”, ka shkuara Beatrix në mbishkrimin e disa fotografive ku shihet e veshur në një bluzë të zezë me dekolte të hapur dhe xhinse. revista.one/