EMRAT/ SPAK firmos 9 urdhër-arreste për inceneratorët, tjetër akuzë për Lefter Kokën, në pranga dhe drejtori i Albpetrol

EMRAT/ SPAK firmos 9 urdhër-arreste për inceneratorët, tjetër akuzë për Lefter Kokën, në pranga dhe drejtori i Albpetrol

March 29, 2022 0

Vetëm një ditë pasi kryetarja e komisionit hetimor për aferën 430 mln euro të incineratorëve i kërkoi informacion kreut të SPAK lidhur me ecurinë e hetimeve vijnë dhe arrestimet e para.

Ky është vendimi i marrë më 26 mars nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.  

Me kërkesë të prokurorit Dritan Prençi, është kërkuar masa e sigurisë personale shtrënguese arrest me burg për personat në hetim.

Nga nëntë urdhër-arrestet që janë lëshuar, 7 persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Të arrestuarit janë komisionerët e inceneratorëve në Ministrinë e Mjedisit, dy administratorët e Fierit, pronari Klodian Zoto dhe ish-ministri Lefter Koka.

Masat e marra “arrest me burg”:

Lefter Koka, akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i tëzgjedhurv evendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rretha nëncilësuese në bashkëpunim”. Ndaj tij është regjistruar padi tjetër krahas të parës, për shkak të cilës ndodhet në qeli,  për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit.

Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëniet e inceneratorit, drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet për “Shpërdorim detyre..

Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier, akuzohet për shpërdorim detyre.

Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.

Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Arenc Myrtezani, ish-administrori i inceneratorit të Fierit. Akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”,

Masa ‘Arrest Shtëpie’

Sabina Cenameri, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit e cila akuzohet për veprën “Shpërdorimi i detyrës”.

Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet për veprën  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

revista.one/