(VIDEO) Bleona Qerreti merr pjesë në ceremoninë e “Oscars 2022”, shkëlqen me pamjen e saj

(VIDEO) Bleona Qerreti merr pjesë në ceremoninë e “Oscars 2022”, shkëlqen me pamjen e saj

March 29, 2022 0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti ishte e ftuar në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve të kinematografisë, “Oscars 2022”.

Konkretisht, ajo shkoi në Los Angeles, për të ndjekur nga afër një prej ndejave të organizuar në kuadër të 94-vjetorit të çmimeve të Akademisë.

Qereti ka marrë pjesë në takimin e këngëtarit Sir Elton John, ku prezentë kanë qenë shumë yje të rëndësishëm të Hollywoodit.

Takimi organizohej me qëllim grumbullimi e fondeve për të ndihmuar në luftimin e virusit HIV/AIDS.

Bleona e cila ka prej vitesh një rreth të ngushtë njohjesh me emra të Hollywoodit, është paraqitur në këtë event e veshur me një fustan të gjatë, me prerje te pjesa e barkut dhe dekoltesë.

Këngëtarja i kishte lënë në valë të lirshme flokët e saj të zeza, gjersapër aksesorë mbante një çantë të vogël argjendi në dorë.

Interpretuesja e hitit “Mandarinë” ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social disa fotografi nga kjo paraqitje. revista.one/