Samiu i Për’puthen merr një vendim të rëndësishëm, por ia thotë vetëm Borës
March 30, 2022Në puntatën e të mërkurës, Samiu kishte rezervuar një vendim të rëndësishëm sa i takon ecurisë së tij në PërPuthen.
Siç duket, ai ka vendosur të deklarohet për dikë (që me shumë mundësi është Efi), ose ka vendosur që në rastin më të keq të largohet.
“Kam marrë një vendim të bukur. Ta them tani? Jo, nuk po e them. Nuk është momenti i duhur”, u shpreh konkurrenti. Ai ia tha vetëm moderatores Bora Zemani në vesh.
“E sigurt është që kërkon shumë diskutim, prandaj tani nuk mund të thuhet”, shtoi Bora.