(VIDEO) Filloreta braktis studion e Për’puthen, u mërzit nga sjellja e Mevlanit

(VIDEO) Filloreta braktis studion e Për’puthen, u mërzit nga sjellja e Mevlanit

March 30, 2022 0

Sot, në studio po diskutohej takimi i Mevlanit dhe Filloretës, ndërsa papritur Mevlani fton në kërcim Efin (kërcim i mbetur pezull që para se Filloreta të vinte si konkurrente në emision).

Kjo gjë e ka mërzitur jo pak vajzën e re, e cila e ka shfaqur hapur xhelozinë për Mevlanin dhe Efin.

Ajo është shprehur se nuk dëshiron që në momentin e saj, Mevlani të kërcejë me Efin.

Kur këta të fundit nisën vallëzimin, Filloreta braktisi studion. Pasi përfundoi kërcimin me Efin, Mevlani doli jashtë për të qetësuar Filloretën.

Filloreta erdhi me qëllime dhe pëlqime të qarta në emision. Në preferencat e saj ishte Mevlani, me të cilin ka realizuar një takim. Kështu, Mevlani i “Për’puthen” nuk shpëton dot nga “trekëndëshat” që krijohen në emision.