Situata e vështirë familjare, 16-vjeçari shqiptar shkoi nga Tirana në Itali me autostop, ja si e ndihmuan karabinierët

Situata e vështirë familjare, 16-vjeçari shqiptar shkoi nga Tirana në Itali me autostop, ja si e ndihmuan karabinierët

March 31, 2022 0

Mediat italiane kanë treguar historinë e një djali vetëm 16-vjeç që u largua nga Shqipëria për një jetë më të mirë i vetëm.

Protagonisti, u arratis nga Tirana në Aretino, i detyruar nga kushtet e vështira familjare në të cilat jetonte.  Ai trokiti në derën e komisariatit të Monte San Savinos, ku i ka kërkuar ndihmë karabinierëve të cilët nuk hezituan t’ia jepnin.

Djaloshi tregoi se pati një udhëtim shumë të gjatë nga Shqipëria dhe se iu deshëm disa ditë për të mbërritur në tokën italiane, duke përdorur mjete të improvizuara si autostopi për të hynë në ndonjë autobusë apo tren. Fjalët e tij u përkthyen nga një përkthyes.

Kështu ai u mirëprit nga karabinierët të cilët u mobilizuan duke alarmuar si shërbimet sociale të bashkisë Monte San Savino ashtu edhe Prokurorinë Publike për të miturit. Prandaj iu besua komunitetit Don Bosco.

revista.one/