“Kjo këngë më ndryshoi jetën”, Rita Ora tregon pas 8 vjetëve për hitin “I Will Never Let You Down”

“Kjo këngë më ndryshoi jetën”, Rita Ora tregon pas 8 vjetëve për hitin “I Will Never Let You Down”

March 31, 2022 0

Duke qenë se ka pushtuar tregun nërkombëtar prej shumë vitesh, Rita Ora ka rikujtuar njërën prej këngëve.

Në një postim të shpërndarë në Instagram, biondja me origjinë nga Kosova zbuloi se janë bërë tetë vjet që nga projekti “I Will Never Let You Down”.

“8 vite nga I Will Never Let You Down. Kjo këngë ma ka ndryshuar jetën, dhe jam shumë e lumtur që edhe ju e keni pëlqyer këtë. Cili është teksti juaj i preferuar?”, ka thënë ajo.

Ky projekt u lansua saktësisht më 31 mars të vitit 2014 dhe në YouTube ka grumbulluar 173 milionë klikime.

revista.one/