Will Smith përjashtohet nga “Oscars” të mos marrë pjesë për 10 vjet, ja si reagon aktori
April 8, 2022Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në çmimet e Akademisë për 10 vitet e ardhshme, si rezultat i shuplakës që i dha Chris Rock në skenë gjatë ceremonisë Oscar të këtij viti, njoftoi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në një deklaratë të marrë nga CNN.
“Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht,” u shprehën Presidenti i Akademisë, David Rubin dhe CEO, Dawn Hudson në një deklaratë të premten.
Sidoqoftë Smith nuk do të përjashtohet nga mundësia për të fituar një çmim.
Vendimi u mor gjatë një takimi të Bordit të Guvernatorëve të mbajtur më herët gjatë ditës në Los Anxhelos. Takimi, i planifikuar fillimisht për 18 prill, u përshpejtua pasi Smith njoftoi dorëheqjen e tij nga Akademia javën e kaluar.
Smith lëshoi një deklaratë të shpejtë dhe koncize për ndalimin e tij nga Oscars për dekadën e ardhshme.
“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë”, tha aktori në një deklaratë për CNN. revista.one/