Will Smith përjashtohet nga “Oscars” të mos marrë pjesë për 10 vjet, ja si reagon aktori

Will Smith përjashtohet nga “Oscars” të mos marrë pjesë për 10 vjet, ja si reagon aktori

April 8, 2022 0

Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në çmimet e Akademisë për 10 vitet e ardhshme, si rezultat i shuplakës që i dha Chris Rock në skenë gjatë ceremonisë Oscar  të këtij viti, njoftoi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit në një deklaratë të marrë nga CNN.

“Bordi ka vendosur, për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë, personalisht ose virtualisht,” u shprehën  Presidenti i Akademisë, David Rubin dhe CEO, Dawn Hudson në një deklaratë të premten.

Sidoqoftë Smith nuk do të përjashtohet nga mundësia për të fituar një çmim.

Vendimi u mor gjatë një takimi të Bordit të Guvernatorëve të mbajtur më herët gjatë ditës në Los Anxhelos. Takimi, i planifikuar fillimisht për 18 prill, u përshpejtua pasi Smith njoftoi dorëheqjen e tij nga Akademia javën e kaluar.

Smith lëshoi ​​një deklaratë të shpejtë dhe koncize për ndalimin e tij nga Oscars për dekadën e ardhshme.

“Unë e pranoj dhe respektoj vendimin e Akademisë”, tha aktori në një deklaratë për CNN. revista.one/