“Gjeta personin që më bën të lumtur”, Mikela në kërcim romantik me Erionin: Nuk jam ndjerë kurrë kështu

“Gjeta personin që më bën të lumtur”, Mikela në kërcim romantik me Erionin: Nuk jam ndjerë kurrë kështu

April 10, 2022 0

Mikela dhe Erioni kanë kërcyer pranë njëri-tjetrit në puntatën e sotme duke thënë se po përjetojnë emocione ndryshe.

Mikela: Unë nuk jam ndjerë kurrë kështu.

Erion: Unë ndihem shumë mirë që e bëj të lumtur, që e bëj të ndihet mirë.

Mikela: Jam shumë e emocionuar, kam kaluar nga situatat më të këqija deri tek më të bukura. Jam e lumtur që gjeta personin që më bën të lumtur.

Erioni: Kam thënë që ka dicka brenda Mikelës që i pëlqen të gjithëve.

Ndërkohë, në premtimet e Erionit ndaj Mikelës përfshihej gatimi dhe veshja.

Erioni: Premtoj që do e nxjerr Cocon shëtitje kur ti nuk mundesh. Do mundohem të jem sa më i qetë, edhe pse ngacmohet vetë i pari. Unë e thërras për të mirë, ai do me kafshu. Të premtoj që do të përgjigjem cfarë po bën edhe kur sapo kam hapur sytë. Të premtoj që nëse të mërzis, do të trokas tek dera e shtëpisë për të ta hequr mërzinë. Të premtoj që do ha gatimet e tua edhe nëse është si ai byreku që gatove herën tjetër.

Mikela: Kush i bën makaronat më të mira?

Erioni: Pusho se mami është duke parë. Mami i bën të mira, por ti edhe më të mira. Premtoj që do të të them çdo ditë sa e bukur je.

Mikela: Të premtoj që do jem shumë e kujdesshme në veshje. Kur të jesh me nerva, nuk do të të nervozoj më shumë, nuk do nxehem shumë kur të bësh lojëra me Cocon. Ky është premtimi më i vështirë por do mundohem ta mbaj, të premtoj që do filloj të shoh Interin me ty.