Tragjedi shqiptare në Greqi, 21-vjeçari i jep fund jetës pasi i dërgoi motrës një mesazh

Tragjedi shqiptare në Greqi, 21-vjeçari i jep fund jetës pasi i dërgoi motrës një mesazh

April 10, 2022 0

Tragjedi në në Pirgo të Peloponezit.

Ngjarja bëhet publike prej burimeve policore në zonë.

Sipas informacioneve të para, Qazim Dosti i datëlindjes 2001,vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur me një tel nga një pemë ne afërsi të urës që lidh Pirgosin me Qeparisinë në Peloponez.

Mësohet se pak më parë viktima kishte komunikuar me motrën duke i çuar një fotografi me telin në qafë dhe më pas ai kreu aktin.

Në zonë ka mbërritur një i afërm i tij së bashku me ambulancën dhe policia, por ai nuk u shpëtua.

Trupi u tij u dërgua në morgun e spitalit të Pirgos, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyen që e detyroi 21-vjeçarin të vetëflijohet.