Ronela Hajati shfaqet e përlotur: Jam në një periudhë shumë delikate
April 12, 2022Ronela Hajati është shfaqur e përlotur në rrjetet sociale, ndërsa thotë se ndjen shumë përgjegjësi për përfaqësimin e saj në Eurovision. Këngëtarja shkruan se dëshiron që e gjithë bota të dëgjojë muzikën e saj, e tregon se kjo është një periudhë shumë intensive për jetën e saj.
Ju nuk e keni idene sa pergjegjesi ndiej ti shperblej vetes ne rradhe te pare e me pas te gjithe atyre qe po punojne per Eurovision! E gjithë jeta ime është duke kënduar në shumë faza dhe po ndjejë si një nevojë për një hap të madh për të shkuar më tej! Dëshira ime më e madhe është që e gjithë bota të dëgjojë muzikën time! E nderkohe kam kaq shume projekte te tjera qe kane mbetur pezull! Kjo eshte nje nga periudhat me intensive dhe emotive per mua! Po jap gjithcka qe mundem per te dale sa me mire! Në foton e fundit keni Ronin tuaj kryesisht të kohës! Jam në një periudhë shumë delikate të jetës sime. Dhe keshtu dua te dini qe cdo grimce mbeshtetjeje eshte nje mal me force per mua! Ju dua shume.’- shkruan Ronela. revista.one/