Nuk ka mbaruar/ Bora i kthen varësen Donaldit, aktori i përgjigjet me një tatuazh dedikuar ish-partneres

Nuk ka mbaruar/ Bora i kthen varësen Donaldit, aktori i përgjigjet me një tatuazh dedikuar ish-partneres

April 12, 2022 0

Ish-banori i Big Brother VIP, Donald Veshaj postoi në InstaStory një foto ku mban një varëse, që aloduhet se është varësja që mund t’i ketë kthyer Bora.

Varësja nuk është i vetmi element i videos që nxit kuriozitetin.

Videoja bashkëngjitet me një këngë vargjet e të cilës janë “Swallow my bride” (gëlltis krenarinë), që është në një linjë me deklaratën e djeshme të Donaldit.

Dhe elementi më pikant, për në fund. Donaldi në video shfaqet me një tatuazh, ku duket se janë pasqyruar buzët e Borës!

Donald Veshaj bëri dje një deklaratë që duket sikur ndjekësit e prisnin prej kohësh.

Pas të gjitha thashethemeve në rrjete, kjo ishte hera e parë që pas daljes nga BBV, Donaldi u shpreh për jetën e tij private.

Me anë të një statusi në InstaStory, Donaldi tregoi hapur se e ka mbyllur kapitullin me Trixën, ndërsa për Bora Zemanin u shpreh se po mundohet ta rifitojë. revista.one/