Efi e Për’puthen flet me zemër të copëtuar: Sa shumë femra që mashtrojnë…
April 12, 2022Efi, në emsionin e sotëm të Për’puthen ka qenë në gjendje të rënduar emocionale pasi është gjendur mes dy djemve, Mevlanit dhe Samiut.
Një pyetje e moderatores së programit Bora Zemani e ka bërë konkurrenten të shpërthej në lot.
Bora Zemani: Zemrën të copëtuar e ke akoma apo je shëruar?
Efi: E copëtuar nuk është por ka ca krisje,
Bora Zemani: Çfarë të prek?
Efi: Asgjë, do qetësohem.
Ndërkohë, Samiu u ngrit nga karrigia e tij për ta përqafuar.
Efi: Thjesht realisht më del nga shpirti kur e them këtë gjë. E them me shpirt këtë pjesën që të jenë njerëz të sinqertë, atë që thonë ta mbajnë. Tashmë është e parë se sa shumë mashtrohemi ose se sa femrat mashtrojnë, fatkeqësisht.
Duke folur më tej për gjendjen e saj emocionale, Efi pati edhe një debat me Mevlanin. Shkak u bë deklarata e konkurrentes e cila tha “duken të gjithë mashtrues.”
Mevlani: Problemi është momentin që do dikë tjetër, të duken të gjithë mashtrues.
Efi: Çfarë lidhje kishte kjo?
Mevlani: Ka lidhje sepse nuk besoj se ne të tjerët nuk jemi të sinqertë.
Efi: Problemi qëndron se ti nuk më kupton
Mevlani: Probelmi është se ju me veteveten nuk jeni të sinqertë. Të gjithë që janë të sinqertë që vijnë në jetën tuaj dhe nuk i pranoni.
Efi: Çfarë je duke folur?
Mevlani: Këtë pra, a nuk më dëgjon?!
Efi: Mua mos më bërtit. Ti ke një problem, ti më shef mua në këtë gjendje dhe nuk di fare ta menaxhosh situatën. Kush tha që je mashtrues.
revista.one/