Pajtim/ I lënë pas grindjet, Gold AG dhe Noizy pozojnë bashkë si miq

Pajtim/ I lënë pas grindjet, Gold AG dhe Noizy pozojnë bashkë si miq

April 12, 2022 0

Dikur Noizy dhe Gold AG ishin miq të mirë dhe bashkëpunuan me një këngë, por dyshja pas ‘sherrit’ nuk munguan as me deklarata e thumba.

Para disa vitesh saktësisht në 2016, dy reperët kanë pasur një mosmarrëveshje dhe që nga ajo kohë shkëputën marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Megjithatë në një intervistë të dhënë nga Gold AG vitin e kaluar, ai u shpreh se nuk ishin takuar prej vitesh, por që nuk do ta ketë asnjëherë armik.

Më herët, Goldi ka thënë se me Noizyn nuk është takuar prej një kohe të gjatë, ndërsa sherrin e bujshëm e ka konsideruar një budallallik.

“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij. Ndoshta shejtani na bëri të dy zi, sepse s’kemi patur as ara dhe as livadhe për të ndarë. Ka qenë një budallallëk dhe vazhdoj ta respektoj. Madje edhe kur ka patur një pròblem në Prishtinë, edhe pas zënkës sonë më ka ardhur keq”, është shprehur reperi nga Kosova para disa kohësh në një intervistë.

Siç shihet në foto, tashmë janë pajtuar dhe kanë shpërndarë edhe një imazh të përbashkët ne rrjete sociale. Arian Agushi (emri i vërtetë) në llogarinë e tij personale Instagram, ndau një foto përkrah Noizyt me të cilën konfirmon se tanimë kanë larguar të gjitha inatet e hatërmbetjet.

“Shqipëri”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij imazhi. Reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme, të cilët i kanë përgëzuar për veprimin e tyre.

“Më në fund”, “Bravo”, “Më në fund bashkë”, “Shikoni sërish bashkë këta” – ishin vetëm disa nga reagimet e përdoruesve të këtij rrjeti social. revista.one/