“Më kanë refuzuar shumë futbollistë…nuk ofendohem”, Lei Kraja tregon për intervistat

“Më kanë refuzuar shumë futbollistë…nuk ofendohem”, Lei Kraja tregon për intervistat

April 20, 2022 0

Lei Kraja, tërheq gjithmonë vëmendjen, jo vetëm me linjat trupore seksi, por edhe me historitë që tregon nga jeta e saj. Moderatorja ka treguar pak më shumë për rrugëtimin e saj botën e televizionit.

‘’Jam ndjerë gjithmonë mirë, kam marr gjithmonë risqe, kam fatin që kam njerëz me eksperiencë rreth e rrotull. Nuk e lavdëroj veten, sa i përket të ftuarve, i ftoj vet, ua bëj pyetjet vet dhe këtë aspekt e bëj mirë sepse nga ana sociale jam shumë e mirë me njerëzit. Më ka ndodhur që më kanë refuzuar shumë futbollistë, jam bërë e bezdisshme dhe them: ‘ok nëse më refuzojnë, nuk ka gjë, le ta bëjnë’. Është puna e atillë dhe në këtë aspekt nuk ofendohem, nuk e marr personale por vazhdoj të tentoj’’, tha ajo gjatë intervistës.

Ndër të tjera, moderatorja ka treguar se personazhin që do të dëshironte të intervistonte do të ishte këngëtarja e famshme e insdustrisë së muzikës shqiptare, Elvana Gjata.

‘’Adhuroj Elvana Gjatën, do të doja që ta kisha në një moment të jetës në intervistë’’, u shpreh Lei.