“Makina me targa…”, Bora Zemani e mohoi takimin sekret, por ja çfarë thotë Donaldi

“Makina me targa…”, Bora Zemani e mohoi takimin sekret, por ja çfarë thotë Donaldi

April 20, 2022 0

Aktori Donald Veshaj nuk ka ndërmend të ndalet dhe tashmë përpjekjet për tu bashkuar me ish të dashurën e tij Bora Zemanin po i bën edhe publikisht. Ai publikoi një foto në llogarinë e tij në “Instagra” ku duket se i dërgoi një tjetër sinjal Bora Zemanit, të paktën ndjekësit e tij këtë kanë reflektuar përmes komenteve.

“Makina me targat AA…. ka bllokuar rrugën”– shkroi aktori krahas fotos.

Menjëherë ndjekësit e tij e kanë lidhur postimin e tij të fundit me lajmin që qarkulloi pak kohë më parë se Donaldi ka pasur një takim sekret me moderatoren. Së bashku me lajmin u publikua edhe një foto e një makine, për të cilën shkruhej se është e aktorit të humorit.

Në seksionin e komenteve ndjekësit shkruajnë

“Poshtë një pallati”, “Makina me targa AA 9 janar ka bllokuar rrugën”, “Makina e Borës”- janë vetëm disa nga komentet e ndjekësve të tij.

Megjithatë kujtojmë këtu se Bora Zemani në një reagim të bërë, mohoi lajmin duke shkruar se bëhej fjalë për një makinë të rastit të parkuar.

“Jo, nuk ka duet se shpejti. Nuk ka klip te xhiruar jashte. Nuk ka pushime bashke. Nuk ka kafe ne ambjentet e Top-it. Nuk ka varese ne qafe. Nuk ka ftese ne emisonin e pare. Nuk ka ftese ne Prime. Nuk ka njerez te tjere per te derguar te falat. Nuk ka marredhenie familjare, raporte pune me vellain tim, nuk ka video funny ne TikTok per kunderpergjigje etj etj… Eshte kaluar do limit duke nxjerre shtepine time neper portale! Eshte shume personale!

E aq me teper duke genjyer per nje makine te rastit ngiyre gri, me targe tieter te parkuar poshte (shume thjeshte e kuptueshme qe nuk behet fjale per makinen blu te fotografuar diku tjeter).Dedikime?! Po, ka! Edhe une mendoj si ju. Edhe kerkese falje, ka! Personalisht he publikisht. Ndoshta sepse nje pjese e kesaj historie u be
publike.”- shkroi ajo.