‘’Edhe shtatëzënë me gjoks jashtë’’/ Ish-banorja e Big Brother shpërthen pas komentit të ndjekëses
April 24, 2022Që pas daljes nga reality show “Big Brother”, Gerta Shino ka mbetur një nga vajzat më të komentuara në media e në rrjetet sociale.
Shino është mjaft aktive në mediat sociale duke postuar foto nga shtatëzania e saj. Së fundmi, ish-banorja ka postuar një ‘selfie’ në llogarinë e saj personale në ”Instagram”.
‘’ Duhet të bëj më shpesh selfie’’, ka shkruar Gerta krah fotos.
Ndërkohë një nga ndjekëset është shprehur e revoltuar për fotot që ajo poston duke e quajtur atë ‘pornstare’’
‘’Edhe shtatzënë prapë me gjokse e bythë jashtë, kam 38 vjet në Suedi e nëpër Europë, nuk kam parë kaq pornstare të veshur si ty e të tjera. Çdo gjë ka lezetin e vet. Ti nuk je vajzë e shëmtuar që të mos shkoj thjeshtësia, gjithësesi shtatëzani të mbarë bukuroshe e Inshallah po ndryshon me kalimin e kohës’’, i ka shkruar ajo.
Gerta nuk ka nguruar që ti kthej përgjigje komentueses.
‘’ Je më e madhe se 38-vjeç dhe rri në 1 të natës akoma në Instagram??? Ik fli gjumë se do të dalin rrudha nga drita e telit’’, ka qenë kjo përgjigja e Shinos.
Para disa muajsh ish-banorja e Big Brother tregoi se ishte në pritje të ëmbël përmes një videoje në kanalin e saj në Youtube.Teksa jeton me bashkëshortin e saj në Norvegji,ajo rrëfeu se nuk e ka kaluar shumë lehtë këtë periudhë prandaj priti që gjithçka të shkonte mirë, që ta ndante me ndjeksitë ndjesinë më të bukur.